Nëpërmjet një komunikate zyra për informim në komunën e Ferizajt ka njoftuar se kryetari i komunës ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet publike deri më 1 gusht për shkak të përhapjes së pandemisë në këtë komunë.
“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marrë vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve "Ardhmëria jonë" dhe "Engjujt" deri më 1 gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo