Kosovë

Mijëra euro llogaritet të jetë dëmi nga vërshimet e së martës në Podujevë

Shefqet Llumnica e Avdyl Hyseni nga fshati Bellopojë i Podujevës nuk kanë mundur t’i bëjnë gati perimet e tyre për treg. Për shkak të përmbytjeve që ndodhën ditën e martë, ky mund të jetë edhe fundi i parakohshëm i sezonit për këta fermerë.

Ata thonë se për shkak të këtyre vërshimeve kulturat bujqësore pothuajse u janë prishur dhe dëmi llogaritet të jetë goxha i madh. Sipas tyre, tash nuk mjafton koha për t’i mbjellë këto kultura edhe një herë.