Kosovë

Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit

 

Malishevë, 23 qershor - Ndërtimi i objektit të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, po shkon drejt përfundimit dhe shumë shpejt Malisheva do të bëhet me një objekt dhe një shërbim shumë profesional në fushën e ofrimit të shërbimit urgjent shëndetësor.

Punimet në këtë objekt sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. Ata janë njoftuar nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, me ritmin e punimeve dhe rëndësinë që ka ndërtimi i këtij objekti, i cili pas futjes në funksion do të përmirësojë shërbimet shëndetësore që ofrohen.