Kosovë

Infektimet në KEK e Vushtrri e bëjnë vatër të koronavirusit edhe Fushë-Kosovën

 

U mbajt mirë në kulmin e virusit COVID-19, por tani kur po vlerësohet se pandemia është dobësuar, në Fushë-Kosovë janë shtuar rastet e infektimeve.

23 persona janë konfirmuar me koronavirus në këtë komunë vetëm javën e fundit, derisa kaq shumë raste nuk pati as gjatë kulmit të sëmundjes.