Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një foshnje disa muajshe në mesin e të infektuarve me koronavirus në Fushë-Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Të hënën janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus në Fushë-Kosovë. Zëdhënësi i komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, ka njoftuar se të pesë raste janë te një familje që jeton në Bresje. Në mesin e të infektuarve është edhe një fëmijë disa muajsh.

“Nga mbrëmë ne zyrtarisht jemi të informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 5 raste të reja në komunën e Fushë-Kosovës, bëhet fjalë për një familje. Janë të gjithë anëtarë të një familje të cilët jetojnë në Fushë-Kosovë, por që janë raste kontakti me familjarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë. Në bazë të informacioneve të fundit që kemi dhe kontakteve që kemi pasur nga sot në mëngjes gjendja e tyre shëndetësore është e mire, ata vazhdojnë të jenë vetëizoluar dhe sigurisht që do jenë çdo herë të mbikëqyrur nga organet kompetente. Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020. Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, Topalli për “Kosova Press”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo