Arbëri

Haradinaj në Gjakovë flet për shpresat në qeverinë e pritshme të Kosovës

Sot në Degën e AAK-së në Gjakovë është shënuar 20-vjetori i themelimit, kur prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, ka vlerësuar lartë Gjakovën, duke thënë se është privilegj për partinë që ai e udhëheq, që ta ketë besimin e këtij qyteti për të qeverisur.

Kryetari i AAK-së tha se qeveria që votohet nesër do të përshpejtojë shpëtimin ekonomik të vendit, derisa theksoi se një qeveri e cila nuk e ka mandatin nga parlamenti, e dobëson ekonominë.

Derisa foli për ekonominë e vendit, ai bëri të ditur se urgjenca kryesore e tyre është shpëtimi ekonomikë.