Sot në Degën e AAK-së në Gjakovë është shënuar 20-vjetori i themelimit, kur prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, ka vlerësuar lartë Gjakovën, duke thënë se është privilegj për partinë që ai e udhëheq, që ta ketë besimin e këtij qyteti për të qeverisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i AAK-së tha se qeveria që votohet nesër do të përshpejtojë shpëtimin ekonomik të vendit, derisa theksoi se një qeveri e cila nuk e ka mandatin nga parlamenti, e dobëson ekonominë.
Derisa foli për ekonominë e vendit, ai bëri të ditur se urgjenca kryesore e tyre është shpëtimi ekonomikë.