Kosovë

Bizneset në Mitrovicë thonë se nuk i dinë kushtet që duhet aplikuar pas fillimit të punës

Bizneset në Mitrovicë thonë se nuk i dinë kushtet që duhet aplikuar pas fillimit të punës

Përfaqësuesit e bizneseve në qytetin e Mitrovicës (gastronomia, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, kinematë, teatrot etj), të cilat do të veprojnë me kapacitet të plotë gjatë fazës së tretë të zbutjes së masave ndaj COVID-19, që parasheh fillimin e punës së tyre nga data 1 qershor, janë shprehur të lumtur për një gjë të tillë.

Ata kanë filluar përgatitjet për punë, edhe pse nuk i dinë kushtet e reja të cilave duhet t’i përmbahen, ngase nuk janë të informuar nga organet përkatëse, por që premtuan se cilado qofshin ato, do t’i zbatojnë me përpikëri.