Kosovë

Qytetarët në Lipjan ankohen se hapja e puseve për ujë u bë mbi baza partiake dhe familjare

Familja shtatanëtarëshe e Bashkim Llugiqit nga fshati Medvec i Komunës së Lipjanit prej vitesh po përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Komuna ua ka refuzuar kërkesat për hapjen e një pusi, megjithëse gjatë viteve të fundit kjo komunë së bashku me organizata të ndryshme ka hapur mbi 270 puse për familje skamnore.