Kosovë

Projekti i sheshit të Gjilanit përfshin edhe trajtimin e ujërave atmosferikë

Projekti i sheshit të Gjilanit përfshin edhe trajtimin e ujërave atmosferikë

Me implementimin e projektit për rregullimin e sheshit të ri të qytetit në Gjilan synohet që të trajtohen edhe ujërat atmosferikë dhe zgjerimi i hapësirave publike.

Në projekt është paraparë rrënimi i disa objekteve publike, me qëllim të krijimit të hapësirave të reja. Në mesin e tyre është objekti i vjetër në të cilin është vendosur policia, e i cili institucion do të duhej të vendosej në lokacion tjetër.