Kosovë

Shumica objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Pejës prekin në prona të huaja

Shumica objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Pejës prekin në prona të huaja
Foto: Koha / ilustrim

Vetëm 200 kërkesa për legalizim të objekteve të ndërtuara apo të nisura pa leje janë tërhequr në administratën e Komunës së Pejës nga nëntori i vitit 2019, ndonëse në këtë zonë kadastrale janë mbi 13 mijë objekte të tilla. Me ligjin në fuqi për legalizim trajtohen vetëm kërkesat për projekte të nisura apo të realizuara më së voni deri në fund të vitit 2018.

“Prej kur kemi nisur këtë proces, kërkesat i kanë marrë mbi 200 veta. Në periudhën e pandemisë ky numër ka rënë në vetëm diku 20”, ka thënë zyrtari i administratës komunale të Pejës, Veton Agusholli, shkruan KOHA.