Kosovë

CDI-ja i kërkon komunës së Vitisë që të angazhohet më shumë për kyçjet e banorëve në ujësjellës

CDI-ja i kërkon komunës së Vitisë që të angazhohet më shumë për kyçjet e banorëve në ujësjellës

Viti, 18 maj - Në fshatin Potogorcë të komunës së Vitisë po zhvillohen punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit. Në fazën e parë të punimeve përfshihen edhe fshati Stubëll, Deblldeh dhe Letnicë. Zyrtarët e komunës së Vitisë kanë thënë se punimet për shtrirjen e rrjetit do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjerë, por në një fazë tjetër.

Mbështetjen më të madhe për projektet e ujit komunat e Kosovës e kanë gjetur tek shteti i Zvicrës, që vazhdon të jetë donatori më i madh në këtë fushë.