Kosovë

Prizreni dhe Dragashi komunat e vetme që sivjet nuk kanë përfituar grantin e performancës komunale

 

Performanca e Prizrenit dhe Dragashit në vitin 2018 ishte e pamjaftueshme për t’i përmbushur kriteret për përfitime në këtë vit nga granti i performancës komunale. Por Rahoveci, Suhareka, Malisheva e Mamusha i kanë përmbushur ato. Madje, Komuna e Rahovecit ka përfituar shumën më të madhe, krahasuar me komunat e rajonit, përkatësisht 255 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se granti i performancës komunale është i rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qytetarët e Komunës së Rahovecit, pasi që mundëson realizimin e projekteve të interesit publik, raporton KOHA.