Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një 68-vjeçare me simptoma të COVID-19 ankohet se nuk u trajtua në QKMF-në e Malishevës

Me ethe, temperaturë dhe tension të lartë në orët e mbrëmjes së të mërkurës një paciente nga Malisheva ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit.

Por familjarët e pacientes kanë rrëfyer për trajtimin që i është bërë asaj në këtë qendër, raporton KOHA.

Sfida tjetër për familjarët ishte transportimi i saj për në Klinikën Infektive në Prishtinë.

E gjithë bartja e saj, sipas mbesës A.H., ishte bërë nga familjarët, derisa edhe nga Klinika Infektive për në Pulmologji ata e kishin transportuar me veturë private, përkundër faktit se pacientja dyshohej se ishte e prekur nga COVID-19.

Por, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, ka mohuar se kjo paciente nuk ishte trajtuar si duhet në këtë qendër.

Morina ka thënë se i vetmi konflikt i familjarëve ishte me shoferin e autoambulancës, i cili kishte refuzuar ta fuste pacienten në Klinikën Infektive.

Edhe Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës Kronikë Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Por, mjekët e Klinikës Infektive kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, përmes telefonit ka thënë se 68-vjeçarja është në observim në Klinikën e Pulmologjisë në pritje të rezultateve për Covid-19.

ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është stabile.