Kosovë

Krerët e Prizrenit paraqesin kallëzim penal ndaj zyrtarëve të PDK-së që vizituan Korishën e karantinuar

Krerët e Prizrenit paraqesin kallëzim penal ndaj zyrtarëve të PDK-së që vizituan Korishën e karantinuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se të mërkurën është dorëzuar kallëzimi penal në Prokurori kundër zyrtarëve të PDK-së, të cilët të martën kanë realizuar një vizitë në fshatin Korishë.

Sipas Haskukës, hyrja e opozitarëve ka qenë e paautorizuar në zonën karantinë.