Kosovë

Malisheva më e prekura nga Covid-19, kryetari Begaj thotë se qytetarët s'treguan kujdes të madh

Malisheva më e prekura nga Covid-19, kryetari Begaj thotë se qytetarët s'treguan kujdes të madh

Në Komunën e Malishevës tashmë janë 61 persona të prekur me virusin COVID-19, ku gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, i cili për KosovaPress thotë se apeli i tyre ka qenë gjithmonë që masat e ndërmarra nga IKShPK të respektohen, por që thotë se nga numri i të prekurve rezulton se nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm.