Kosovë

114 persona përfundojnë vetizolimin në Drenas

114 persona përfundojnë vetizolimin në Drenas

Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka të konfirmuar asnjë rast me COVID-19. Nga 117 persona në vetizolim, 114 e kanë përfunduar atë dhe tre prej tyre janë para përfundimit të këtij vetizolimi, teksa asnjëri nuk ka pasur simptoma të koronavirusit.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal, është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.