Kosovë

Komuna e Pejës ka identifikuar katër objekte për karantinë

Komuna e Pejës ka identifikuar katër objekte për karantinë

Komuna e Pejës ka identifikuar katër objekte publike, të cilat ndonëse kanë destinime të tjera, mund të shfrytëzohen për vendosjen e personave të prekur nga koronavirusi.

Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në Pejë dhe zyrtar i shtabit emergjent të kësaj komune, ka thënë për “KOHA” se objektet janë të identifikuara, por ende nuk janë të përgatitura që menjëherë të sistemohen pacientët.