Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës kërkon nga bizneset respektimin e orarit të punës

Foto: Koha

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë kërkuar nga pronarët e bizneseve, të cilave u lejohet puna sipas vendimit të Qeverisë, që t’i përmbahen orarit të punës nga 08:00-17:00. Përndryshe, kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave ndaj atyre që e shkelin këtë vendim.

“Të nderuar përfaqësues të bizneseve, të cilave në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës u lejohet veprimtaria gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës shëndetësore si pasojë e pandemisë COVID-19, ju ftojmë që të respektohet orari i punës prej orës 08:00-17:00, në të kundërtën do të detyrohemi të veprojmë konform urdhëresave dhe vendimeve në fuqi. Kjo po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë, andaj ju ftojmë për bashkëpunim”, thuhet në këtë njoftim të Komunës së Podujevës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA ka raportuar javën që shkoi, ku vetëm për 5 ditë, nga data 21 deri më 26 mars kishin qenë 18 raste në Podujevë dhe Fushë-Kosovë ku Policia e Kosovës kishte intervistuar pronarë biznesesh të cilët i kishin hapur lokalet e tyre në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së, por edhe për mosdistancë ndërmjet punëtorëve a klientëve dhe për lëvizje në kohën e kufizuar.

Prej këtyre 18 rasteve, vetëm njëri ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët, në konsultim me prokurorë, janë dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, sipas raporteve 24-orëshe të Policisë së Kosovës, më 28 mars kanë qenë 3 raste në Podujevë, dhe nga 1 në Obiliq e Prishtinë, pastaj më 29 mars 2 raste në Podujevë, 2 në Prishtinë, 2 Obiliq dhe 1 në Drenas dhe më 30 mars 3 raste në Prishtinë, dhe nga 1 rast në Obiliq, Lipjan dhe Drenas.