Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nga nesër në gjimnazin “Hamëz Jashari” do të fillojë mësimi në distancë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas fillimit të mësimit nga distanca për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i, ata janë angazhuar që mësimi të fillojë edhe shkollat e mesme të komunës.
“Falë punës së palodhshme të drejtorit dhe profesorëve të Gjimnazit ‘Hamëz Jashari’ si dhe bashkëpunimit me kompaninë ‘Flutura Akademi’ nga nesër me datë 30.03.2020, do të fillojmë mësimin online për nxënësit e këtij gjimnazi. Profesorët kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që, sipas tij, të mos mbeten mbrapa me mësime.
“Besojmë që shumë shpejtë do të fillojmë mësimin online edhe për dy shkollat tjera SHMLP ‘Anton Çetta’ dhe Qendra e Kompetencës. Të gjithë nxënësve ju uroj suksese në mësime! Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar ai.
-
Përmbytjet shkaktojnë probleme në mbajtjen e mësimit të hënën në Skenderaj
-
“Sami Frashëri” në Prishtinë e vazhdon skenarin C
-
Mbyllen dy shkolla në Skenderaj shkaku i rritjes së rasteve me koronavirus
-
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online
-
Jasharaj: Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë varet nga situata me pandeminë