Arbëri

Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi

Descriptive Text

Komuna e Vushtrrisë ndanë 200 mijë euro për përballimin e situatës emergjente për përballimin e situatës emergjente në këtë qytet si rezultat i pandemisë koronavirus, ka bërë të ditur KP-ja.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar të gjitha partitë politike që mbështeten propozimin për ndarjen e mjeteve.

“Dua të falënderoj të gjithë asambleistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë!”, ka deklaruar Tahiri.