Jeta në Kralan të Gjakovës është vështirësuar edhe më shumë nga koronavirusi

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 24 March 2020 19:20

Vetëm edhe për dy ditë ka ushqim familja Ahmetaj nga fshati Kralan i Gjakovës.

Pesë anëtarët e kësaj familjeje jetojnë me vetëm 170 euro nga pensioni i veteranit që merr kryefamiljari Shaban Ahmetaj.

Ndërsa tani kur për shkak të situatës me koronavirusin janë ndërprerë linjat e autobusëve, familjarët thonë se e kanë të vështirë të sigurojnë produkte ushqimore.

Bashkëshortja e Shaban Ahmetajt, Drita, ankohet se nuk kanë as produkte higjienike për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Kryefamiljari që përballet me probleme shëndetësore thotë se pensioni i veteranit është i pamjaftueshëm për ta kaluar muajin.

Komuna ka premtuar se së shpejti do t’u dalin në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për ushqim dhe produkte higjienike.

Kryetari i Komunës sw Gjakovës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë.

Në Komunën e Gjakovës, 5 persona janë të infektuar me koronavirus, tre prej tyre janë personel shëndetësor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme