Kosovë

Begaj thotë se po gjurmojnë personat me të cilët ka pasur kontakt 37 vjeçarja nga Malisheva

Begaj thotë se po gjurmojnë personat me të cilët ka pasur kontakt 37 vjeçarja nga Malisheva

Që nga mbrëmë komuna e Malishevës është në karantinë, pasi që një 37 vjeçare është diagnostikuar me koronavirus, nga fshati Bubavec i kësaj komune.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka deklaruar se ende nuk e dinë nëse ka ndonjë rast të ri të prekur me koronavirus, por që potencon se janë duke gjurmuar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt ajo.