Kosovë

​Bulliqi shpalos programin për arsim: Të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor

​Bulliqi shpalos programin për arsim: Të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi përmes një videomesazhi ka shpalosur vizionin e tij për arsimin në këtë komunë.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e sheh arsimin si mënyrë për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor, që ta zhvillojnë personalitetin e tyre dhe kështu të bëhen të dobishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për vendin tonë.