Në Gjilan nis projekti “Fëmijët shpëtojnë jetë”

Në Gjilan nis projekti “Fëmijët shpëtojnë jetë”

27 February 2020 17:08

Në Gjilan është nënshkruar marrëveshja për implementimin e projektit “Fëmijët shpëtojnë jetë”.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë sot nënkryetari Arbër Ismajli dhe drejtoresha e organizatës Kosovo Resuscitation Society, Rita Demiri.

Me anë të këtij projekti do të aftësohen nxënësit që të jenë të gatshëm të reagojnë në situata emergjente, që mund të jetë edhe pikë kyçe në zvogëlimin e pasojave të rënda.

“Target grupe do të jenë nxënësit e klasave të teta, të cilët do të implementojnë teknikat e reanimimit kardio pulmunar dhe ndihmës së parë”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

Njoftohet se përfitues indirekt do të jetë i tërë komuniteti, të cilët në rast nevoje do të kenë reagimin e duhur emergjent nga ana e nxënësve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme