Kosovë

Komuna e Ferizajt synon t’i shpërblejë qytetarët që denoncojnë zyrtarët publikë që s’e respektojnë orarin e punës

Foto: Koha
 

Komuna e Ferizajt, nëpërmjet një shkrese, ka kërkuar nga qytetarët e komunës t’i denoncojnë zyrtarët komunalë të cilët nuk e respektojnë orarin e punës. Për këtë çështje, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, me një shkresë zyrtare i është drejtuar edhe punonjësve të administratës komunale, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare përfshirë QMF-të, AMF-të, Qendrës për Punë Sociale, Brigadës së Zjarrfikësve dhe institucioneve të tjera në vartësi të komunës.

Në anën tjetër, ndaj shkresës së Aliut ka reaguar Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” i cili monitoron institucionet publike në këtë komunë.