Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot ditë zie në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç ‘rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.

Haziri tha se me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për sot, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmështizë, në të gjitha institucionet komunale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, pas tragjedisë Gjilanin e kanë vizituar krerë institucionesh të rëndësishme të vendit, ndërsa njëjtë do të jetë edhe sot.

Fillimisht në ora 10:30, Haziri do të presë në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ndërsa në 15:00, kreu i Gjilanit do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani.

Më pas, kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit si dhe do të vizitojë shkollën fillore “Thimi Mitko”.

Ndërsa në orën 17:00 Haziri dhe Osmani do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca./Ksp/