PDK-ja në Lipjan akuzon kryetarin Ahmeti se shpenzoi një mijë euro për drekën e Pavarësisë

PDK-ja në Lipjan akuzon kryetarin Ahmeti se shpenzoi një mijë euro për drekën e Pavarësisë

Agim Ademi Agim Ademi 19 February 2020 19:44

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, nëpërmjet një reagimi dërguar mediave, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, për shpenzime enorme të luksit. Sipas opozitës, vetëm për përvjetorin e Pavarësisë më 17 shkurt, komuna nga paratë e taksapaguesve ka shpenzuar për një drekë gjithsejtë 953 euro.

Opozita thotë se qindra familje në Lipjan po mbijetojnë në varfëri të skajshme “derisa kryetari Ahmeti po i rrit shpenzimet e luksit”, raporton KOHA.

Kritika ndaj Ahmetit ka pasur edhe gjatë vjetëve të fundit për “shpenzime enorme” në dreka, darka dhe derivate.

Hyzer Rizani, kryetar i PDK-së, dega në Lipjan, i ka sugjeruar kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, që t’i reduktojë shpenzimet e luksit dhe të bëjë investime në shëndetësi, arsim e bujqësi.

“Presim që pas kësaj dreke (feste), kryetari të merret me prioritetet e zhvillimit ekonomik lokal, të rriten investimet në arsim, bujqësi, shëndetësi e kulturë të cilat mundësojnë zhvillime të prekshme që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë. Pavarësia mund dhe më së miri festohet me qytetar dhe mes qytetarëve e jo me dreka e darka sepse rëndësia e saj është në shpirt të mbushur me gëzim, e jo në drekë të ngopur”, ka thënë Rizani.

Shpenzimet për drekën e Pavarësisë janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme