Deputeti i VV-së tenton t’i mobilizojë bizenset në Ferizaj të ndalin duhanin në ambientet e mbyllura

16 February 2020 22:25

Megjithëse ekziston Ligjit për Kontrollin e Duhanit, që nga viti 2013, zbatimi i tij ende është problematik.

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, që ndalohet me këtë ligj, bëhet vazhdimisht e kjo sidomos në komuna tjera pos kryeqytetit.

Për këtë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, thotë se mori iniciativën që të nisë bashkëpunimin me biznese të ndryshme në Ferizaj, që të ndalohet pirja e duhanit, raporton KTV.

Këtë, ai po synon ta bëjë që nga 1 marsi, e thotë se shumë biznese e kanë përkrahur.

Sipas tij, shtimi i numrit të inspektorëve do të ndihmonte që Ligji për duhanin të respektohej në të gjithë vendin.

Bizneset në Ferizaj e kanë mirëpritur këtë iniciativë.

Edhe në Komunën e Ferizajt e pranojnë që gjendja nuk është e mirë sa i përket respektimit të këtij ligji.

Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, e bëjnë inspektorët qendrorë dhe komunalë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme