Arbëri

Subjekteve politike u ka mbetur edhe një ditë që të certifikohen për zgjedhjet në Podujevë

Edhe një ditë u ka mbetur subjekteve politike që të certifikohen për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Përkundër se disa subjekte politike kanë prezantuar kandidatët e tyre për të parin e Podujevës, Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka pranuar kandidaturat e tyre.

Sipas Elezit, i gjithë procesi për zgjedhjet në Podujevë do të përfundojë gjatë javës, raporton KTV.

E zgjedhjet në Podujevë, siç duket, i kanë zënë në befasi subjektet në këtë komunë.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se partitë do të shfrytëzojnë të gjitha afatet ligjore për dorëzimin e kandidaturave në KQZ.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë rreth 500 mijë euro. Por, në planifikimet e KQZ-së janë përfshirë edhe shpenzimet e nevojshme për balotazhin e mundshëm në Podujevë.

më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në zgjedhjet e Podujevës do të kandidojë me Nexhmi Rudarin, derisa nga Vetëvendosje, garës për të parin e kësaj komune do t’i hyjë Shpejtim Bulliqi.

e Podujevës, kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e Komunës së tyre, do t’u drejtohen më 15 mars.

E gjithë kjo, pasi kryetari i deritanishëm i saj, Agim Veliu, do të udhëheqë ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.