Kosovë

Tri dekadat e mëdha të përpjekjes së shqiptarëve për liri e pavarësi

Tri dekadat e mëdha të përpjekjes së shqiptarëve për liri e pavarësi

Gjilan, 14 shkurt – Në vigjilje të 12-vjetorit shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”. Ishin i pranishëm edhe rektori Bajram Kosumi, si dhe kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati dhe autoritetet tjera.

Me këtë rast, Haziri ka folur për tri dekadat e mëdha, të cilat sollën përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të qenë ta pavarur, të lirë dhe të barabartë.