​Kuvendi Komunal i Prizrenit bëhet me kryesues Foto: KSP

Prishet koalicioni VV-LDK në Prizren

13 February 2020 14:23
15:14

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas votimit të kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë vendosur ta prishin koalicionin me LDK-në në këtë komunë.

Kjo sipas tij, u bë pasi LDK nuk ka marrë pjesë në votimin e kryesuesit, përcjell kp.

“Koalicioni me kushtëzime nuk ka kuptim të vazhdohet. Sot LDK e ka bojkotuar sërish mbledhjen e asamblesë komunale. Koalicioni me LDK-në ka qenë për asamblenë dhe kur asambleja komunale nuk funksionon, nuk ka kuptim të vazhdohet. Falënderoj drejtorët dhe nënkryetarin nga LDK për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në arritjen e prioriteteve tona qeverisëse”, ka thënë Haskuka.

14:23

​Kuvendi Komunal i Prizrenit bëhet me kryesues

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota, përcjell kp.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme