Komunarët e Obiliqit e kanë shpërblyer me tender kompaninë “SB Construction”, me të cilën është në kontest gjyqësor.
Kjo kompani, e cila në fillim të këtij viti nisi edhe një gurthyes në fshatin Sibovc të kësaj komune (që u kundërshtua nga banorët dhe disa parti pozitare), kishte shpërfillur procedurat për leje ndërtimore kur kishte ardhur nga Presheva për të investuar në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Inspektorati komunal kishte nxjerrë vendim për rrënimin e objektit të kësaj kompanie, që në Preshevë operon me emrin “Saba Bellqa” dhe çështjen e kishte çuar edhe në gjykatë. Edhe pse ende nuk ka një aktgjykim për këtë rast, Komuna e Obiliqit i ka dhënë tender për asfaltimin e rrugëve kësaj kompanie.
Kjo është bërë e ditur fillimisht nga këshilltari i Lëvizjes për Bashkim në këtë komunë, Armend Rushiti, në seancën e fundit, ku Vetëvendosje kishte kërkuar që çështja e gurthyesit në Sibovc të hyjë si pikë e rendit të ditës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e Sibocit në Obiliq kundërshtojnë ndërtimin e një gurthyesi
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
“Luftë” për bërllokun mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”
-
Bllokohet nisma e Komunës së Obiliqit për t’ia dhënë një kompanie 55 hektarë të KEK-ut
-
Obiliqi synon t’ia marrë rreth 55 hektarë KEK-ut e t’ia japë një kompanie angleze