Arbëri

Vazhdon rezistenca e reformës arsimore në Kamenicë, paralajmërohen protesta të reja këtë javë

Shkolla e fshatit Koretin të Kamenicës vazhdon të jetë e zbrazët që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë.

Kjo për shkak që prindërit nuk po i lejojnë nxënësit ta vazhdojnë procesin mësimor, raporton KTV.

Ahmet Haxhiu, banor i Koretinit, thotë se nuk pajtohet me reformën arsimore që e ka filluar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Haxhiu thotë se bojkoti do të vazhdojë deri kur komuna e ndal zbatimin e reformës.

Shkolla fillore “Avdullah Krashnica – Presheva” përfshihet në fazën e dytë të reformës arsimore, që filluan në Kamenicë gjatë këtij viti shkollor.

Sipas menaxhmentit të shkollës, mësimdhënësit janë të pranishëm gjatë orarit të punës, por nuk ka nxënës tash e tri javë.

Kjo shkollë nuk është e vetmja që po e bojkoton mësimin.

Edhe shkollat e fshatit Petrit e Topanicë, i kundërshtojnë reformat.

Ndërkaq, edhe shkolla “Hasan Prishtina” e fshatit Busavatë i është bashkangjitur bojkotit këtë të hënë.

E përkundër kësaj situate, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se ky vendim vazhdon të jetë në fuqi.

reformave arsimore në Kamenicë, banorët e fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc dhe Krilevë, pritet që të enjten të protestojnë para komunës.