Caritasi zviceran e komuna e Skenderajt mbështesin 25 fermerë me grante

Caritasi zviceran e komuna e Skenderajt mbështesin 25 fermerë me grante

24 January 2020 16:27

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Caritasit Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritasit Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës.

Jashari tutje ka thënë se si Komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi 150 mijë euro në bujqësi.

“Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro”, ka deklaruar Jashari.

Nga ana tjetër Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me komunën e Skenderajt sipas saj do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë. ​

Komentet

Shto koment

Të ngjashme