Gjilani dhe Parteshi nuk kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e projektit ndërkomunal për ndërtimin e Rrugës së Kumanovës, e cila shtrihet në zonat kadastrale të këtyre dy komunave. Ndonëse mungon marrëveshja, pushteti komunal i Gjilanit është duke e zhvilluar këtë projekt. Tashmë ajo ka angazhuar një kompani, e cila ka për detyrë të përgatitë elaboratin e shpronësimeve për nevojat e ndërtimit të rrugës.
Me këtë projekt synohet lidhja e qytetit të Gjilanit me fshatin Zhegër dhe nëpërmjet saj me kalimin kufitar në Stançiq. Drejtori komunal i Kadastrës në Gjilan, Salih Fazliu, ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të bartë barrën financiare për shpronësimet që do të realizohen. Ai thotë se me qeverisjen komunale të Parteshit janë duke tentuar që të kenë marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Elaborati është duke u përgatitur nga kompania e cila ka bërë projektin e rrugës dhe do të identifikohen të gjitha pronat private që preken me ndërtimin e rrugës. Rruga e Kumanovës shtrihet në zonën e Gjilanit dhe të Parteshit. Dy komunat janë duke bërë përpjekje për një marrëveshje që për shpronësimet t’i drejtohen Qeverisë së Kosovës, e cila duhet t’i bartë obligimet, meqë kjo rrugë është ndërkomunale. Në fakt, ky projekt i infrastrukturës mundëson që të kemi një lidhje më të shpejtë në drejtim të kufirit me Maqedoninë”, ka thënë ai.
Fazliu ka bërë të ditur se ndërtimi i Rrugës së Kumanovës parashihet edhe në planet zhvillimore të Komunës. Procedurat për këtë rrugë, sipas tij, kanë nisur dhe se është arritur që të realizohet edhe këmbimi i pronës komunale me atë private.
“Në Kuvendin Komunal kemi nxjerrë një vendim që për nevojat e ndërtimit të Rrugës së Kumanovës të bëhet kompensimi pronë me pronë. Gjithashtu për nevoja të rrugës kemi bërë edhe këmbimin me Shoqatën e Gjahtarëve. Rruga e Kumanovës është e përfshirë në dy plane urbanistike”, ka thënë ai.
Në Komunën e Parteshit, e cila drejtohet nga Dragan Petkoviq, kanë konfirmuar se nuk është nënshkruar marrëveshja me Komunën e Gjilanit për këtë projekt të infrastrukturës.
kemi ndonjë marrëveshje me Komunën e Gjilanit për këtë”, thuhet në përgjigjen e tyre. Qeverisja e Parteshit nuk ka treguar nëse pajtohet që të zhvillohet ky projekt e as rreth shpronësimeve.
Ndërsa projekti është ende në fazën fillestare, qytetarët janë shprehur në favor të realizimit të tij.
“Ajo rrugë është përdorur para 60 vjetëve. Është rrugë e rëndësishme për qytetin, ngase shkurtohet distanca, por edhe sjell zhvillim, sepse lidhet edhe me pikën kufitare”, ka thënë Shaban Hamdiu.