Arbëri

Nga afro dy mijë biznese të regjistruara, vetëm 817 janë aktive në Komunën e Kamenicës

Foto: Koha / ilustrim

Raporti i përgatitur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Kamenicës ka nxjerrë të dhënën sipas së cilës 1 mijë e 902 biznese kanë pushuar veprimtarinë e tyre. Pjesa më e madhe e pronarëve të tyre nuk kanë paraqitur fare kërkesën për shuarje të biznesit tek institucionet.

Pasi bizneset janë shuar në heshtje, në Komunë kanë thënë ta kenë pasur të vështirë të përcaktojnë me saktësi numrin e bizneseve aktive dhe atyre që kanë ndalur aktivitetin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raporti tregon se në Kamenicë funksionojnë 817 biznese me 1 mijë e 647 punëtorë të regjistruar. Qeverisja komunale ka thënë se është punuar për afro një vit në hartimin e raportit me të cilin tregohet numri i saktë i bizneseve aktive.

“Numri i bizneseve në shumë lokalitete ka rënie drastike, në disa lokalitete pothuajse nuk ekziston asnjë. Rezultatet nga ky proces i identifikimit të bizneseve aktive të regjistruara krahasuar me listën e bizneseve aktive të regjistruara nga viti 2000 deri në vitin 2018 janë shqetësuese. Në periudhën 2000-2018, biznese të regjistruara kanë qenë 2 mijë e 637, ndërsa biznese aktive të cilat janë identifikuar tani janë 817 biznese në gjithë Komunën”, thuhet në raportin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)