Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, 48 orë ndalim për një mësimdhënës në Vushtrri

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ia ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve, një mësimdhënësi të gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, me dyshimin se ka sulmuar seksualisht nxënësen e tij të klasës së 10-të.

Rasti ka ndodhur të premten e javës së shkuar në objektin e gjimnazit. Për rastin, drejtori i shkollës është njoftuar të hënën nga vetë vajza dhe prindi i saj. Ka reaguar menjëherë edhe Policia, e cila e ka intervistuar profesorin me inicialet H.A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orëve. Të martën, Drejtoria e Arsimit në Vushtrri ka marrë vendim për suspendim të përkohshëm të profesorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dhënë detaje, por kanë sugjeruar që për këtë rast t’i referohemi raportit 24-orësh të Policisë. Në raport rasti është cilësuar si sulm seksual.

“Viktima femër K/shqiptare e moshës së mitur ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/shqiptar. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)