Arbëri

Pushimorja në Orllan, në dorën e kryetarit të Podujevës për t’i negociuar ofertat

Në dorën e të parit të komunës së Podujevës duket se ka mbetur objekti i pushimores në Orllan për ta dhënë në shfrytëzim.

Zyrtarët komunalë e kanë shpallur disa herë dhënien në shfrytëzim të këtij objekti, që kishte qenë i dedikuar për fëmijët jetimë të luftës së fundit. Por nuk kishte pasur të interesuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sukses nuk ka pasur as ndërrimi i destinimit në objekt hotelier e shëndetësor-rekreativ e as ulja e çmimit për metër katror.

I vetmi rast që dikush është paraqitur për ta marrë në shfrytëzim ka qenë muaji shtator i vitit të kaluar. Por për shkak se ishte vetëm një ofertues, komunarët e kanë shpallur të dështuar edhe këtë tentim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)