Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Ferizajt mohon se rrënimi i disa objekteve ndërlidhet me projektin “Bashkimi i qytetit”

Ka disa javë që Komuna e Ferizajt ka rrënuar objektin e Shoqatës së Pensionistëve të këtij qyteti. Pensionistët janë vendosur përkohësisht në një objekt, por nuk janë të kënaqur me kushtet aty.

Kryetari i Shoqatës tregon se tashmë me komunën kanë marrëveshje për ndërtimin e objektit të ri dhe kërkon që sa më shpejt të fillojë implementimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komuna, përveç këtij objekti, planifikon të rrënojë edhe dy objekte të tjera, atë të organizatës “HandiKos” dhe atë të “Hendifer-it”. Nga “HandiKos-i” kanë deklaruar se nuk janë kundër rrënimit pasi u njoftuan me kohë nga komuna, raporton KTV.

Zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë mohuar se rrënimi i këtyre objekteve është në kuadër të projektit “Bashkimi i qytetit”, i cili filloi vitin e shkuar, por kanë thënë se është një projekt i ri.

Drejtori i Pronës, Sabri Murseli, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë për KTV-në se në këtë zonë po planifikohet zgjerimi i rrethrrotullimit dhe ndërtimi i një parku.

“Komuna e Ferizajt, me kohë i ka njoftuar shoqatat se në atë parcelë do të ndërtohet parku i qytetit. Për shoqatën Handikos, me vendim të Kuvendit Komunal, ka ndarë parcelën për ndërtim të objektit, ndërsa sa i përket Handifer-it, është në procedurë të ndarjes së parcelës”, ka thënë Murseli.