Arbëri

Opozita e Prizrenit kërkon shkarkimin e drejtorëve komunal me aktakuza

Për mostransparencë dhe performancë të dobët, e ka akuzuar Partia Demokratike e Kosovës, kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryetari i degës së kësaj partie në këtë qytet, Shaqir Totaj, ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk është transparente në financat komunale dhe as në Kuvendin Komunal.

Ai ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve me aktakuza, duke kritikuar punën e tyre të deritanishme, raporton KTV.

Edhe nëse mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, ku do të kërkohet shkarkimi i drejtorëve, qëndrimi i asamblistëve të Vetëvendosjes, parti kjo që udhëheq me qytetin, nuk do të ndryshojë.

Islam Thaçi, drejtor i Inspeksionit, ai i shërbimeve publike, drejtori për Kadastër e Gjeodezi, si dhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për rrënimin e një pjese të kompleksit ‘Abi Çarshia’.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prizrenit, por zyrtarët për media i kanë thënë televizionit se në mungesë të kryetarit Mytaher Haskuka, nuk mund të flasin.