Arbëri

Komuna e Rahovecit ndan mjete bujqësore për fermerët

Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermer përfitues.

Në ceremoninë e shpërndarjes i pranishëm ishte, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës së Rahovecit dhe Berat Duraku, drejtor i DPZHR-së.

Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska tha se, “sot jemi këtu që të bëjmë shpërndarjen e 74 kultivatorëve, 6 shpërndarëseve plehu, 6 spërkatëse 500 L dhe 5 plugje dy krahësh. Ne si institucione do t’iu ndihmojmë në vazhdimësi me mekanizma bujqësorë të gjithë fermerëve të komunës.

Ndërsa, Duraku u shpreh se, |duke u bazuar në kërkesat që në vazhdimësi i marrim nga tereni nga fermerët gjatë takimeve që i kemi pasur kemi ardhur në përfundim se ka nevojë që komuna të shpërndajë mekanizma bujqësor”.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që po shpërndahen mekanizëm bujqësore, pasi që kjo është faza e katërt për këtë vit dhe sigurisht që nuk do të jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi planifikuar që në vazhdimësi t’i mbështesim fermerët.

Kurse fermerët përfitues, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se vërtetë janë të kënaqur me ndihmën që po marrin nga komuna përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.