Shqiptohen 65 gjoba për moslajmërim të lindjeve dhe vdekjeve në Podujevë

Shqiptohen 65 gjoba për moslajmërim të lindjeve dhe vdekjeve në Podujevë

Nexhat Tovërlani 10 December 2019 08:25

Zyrtarët komunalë të gjendjes civile në Podujevë kanë filluar të shqiptojnë gjoba për ata persona që nuk i lajmërojnë me kohë lindjet dhe vdekjet për familjarët e tyre. Këto gjoba variojnë nga 20 euro për moslajmërim me kohë të lindjeve deri në 50 euro për moslajmërim të vdekjeve.

Për afër tre muaj, prej kur ka filluar të zbatohen dispozitat ndëshkuese të Ligjit të gjendjes civile, zyrtarët komunalë kanë shqiptuar 65 gjoba të tilla. Në informatën e Drejtorisë së Administratës për periudhën janar-shtator, nuk specifikohen se sa gjoba kanë të bëjnë me lindje e sa për vdekjet, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria e Administratës, ku edhe bën pjesë Sektori i gjendjes civile, pas paralajmërimit disamujor përmes kampanjave informuese nëpër tv, rrjetet sociale dhe jo vetëm, ka filluar me impelmentimin e kreut X ‘Dispozitat ndëshkuese’, gjegjësisht nenin 63 të Ligjit të gjendjes civile, nen ky i cili ka të bëjë me gjobat”, thuhet në informatën e Drejtorisë së Administratës, e cila iu është prezantuar edhe këshilltarëve komunalë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme