Kosovë

AMC dhe Cycle Kosovo dhurojnë shtretër për foshnje në Neonatologjinë në Mitrovicë

AMC dhe Cycle Kosovo dhurojnë shtretër për foshnje në Neonatologjinë në Mitrovicë

“Action for Mothers and Children” bashkë me organizatorët e “Cycle Kosovo for Children” dorëzuan 15 shtretër për foshnje në repartin e neonatologjisë në Mitrovicë, si rezultat i mungesës së madhe të shtretërve për të porsalindurit.

Shtretërit u siguruan nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Cycle Kosovo for Children” e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Action for Mothers and Children”.