Çekia mbështet Shkollën e të Verbërve në Pejë

Pejë, 6 dhjetor - Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka vizituar të enjten qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, e cila është shkolla e vetme për edukimin dhe arsimimin e të verbërve në Kosovë. Republika Çeke, nëpërmjet organizatës çeke “People in need”, në dhjetë vjetët e fundit ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të kësaj qendre burimore.
“Është e gjatë lista e projekteve që ka mbështetur Ambasada çeke në shkollën tonë. Mbështetja na është bërë në fushën e trajnimeve me ç’gjë na është dhënë mundësia si institucion të zhvillojmë trajnime me personelin e shkollave të rregullta, prindërit dhe fëmijëve në integrim. Natyrisht është numër i madhe i pajisjeve dhe materialeve që na janë dhuruar. Po ashtu jemi në rrugë të mbarë përveç shkollimit të fokusuar me Shoqatën e të Verbërve që të lehtësojnë punësimin dhe kjo është një rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë në Pragë dhe kanë gatishmëri të na mbështesin”, u shpreh drejtori i kësaj shkolle, Xhavit Kastrati, shkruan sot Koha Ditore.
