Në qytetin e Mitrovicës ka filluar së zbatuar projekti për krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijë, projekt ky i cili do të kushtojë rreth 430 mijë euro, bashkëfinancim mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bëhet .
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, sot ka inspektuar punimet të cilat janë duke u kryer përreth Liqenit Akumulues në Suhadoll, parkut “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” afër stacionit të autobusëve, si dhe parkut “Tedesi” në rrugën “Lekë Dukagjini”, transmeton Koha.net.
Me këtë rast Muja, theksoi se përmes këtij projekti janë duke u realizuar disa hapësira shumë të nevojshme për qytetin tonë, të cilat përveç se do të ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e zonave gjelbëruese ato do ti shtojnë akoma hijeshi qytetit dhe liqenit, duke e bërë kështu më atraktiv për vizitorët.
Ai po ashtu tha se punimet për rregullimin e këtyre hapësirave janë duke rrjedhur sipas planit dinamik, dhe se ky projekt do të ofroj mundësi të rekreacionit, pushimore, hapësira gjelbëruese, tulipanë, kënde të lodrave për fëmijë, kënde për ushtrime fizike fushore, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm, të cilat do ti japin një pamje jashtëzakonisht të bukur qytetit dhe Liqenit Akumulues.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.