Kosovë

PDK-AAK akuzojnë Drejtorinë e Arsimit në Prizren për punësim pa konkurs

PDK-AAK akuzojnë Drejtorinë e Arsimit në Prizren për punësim pa konkurs
 

Përfaqësues të degëve të PDK-së dhe të AAK-së në Prizren, të enjten, kanë akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit se pa konkurs ka dërguar në marrëdhënie pune një mësimdhënëse në njërën prej shkollave të qytetit.

Ata kanë shprehur publikisht qëndrimin se pas lirimit të një vendi të punës në ShFMU “Emin Duraku”, nga DKA-ja është dërguar një mësuese që të punojë, pa u shpallur konkursi. Mirëpo pretendimet e partive opozitare janë hedhur poshtë nga udhëheqësja e DKA-së, që ka theksuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për themelim të marrëdhënies së punës pa konkurs publik, pasi që mësimdhënësja në fjalë është në listën e pagave të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe se është angazhuar përkohësisht në shkollën “Emin Duraku”, shkruan sot Koha Ditore.