Kosovë

Zvarritet projekti i rindërtimit të ish-kazermës në Pjetërshticë

Zvarritet projekti i rindërtimit të ish-kazermës në Pjetërshticë

Prej më shumë se katër muajsh po zvarritet projekti për rindërtimin e ish-kazermës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Pjetërshticë të Komunës së Shtimes. Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Shtimes ka ndarë nga buxheti vetjak mbi 50 mijë euro, mirëpo, sipas komisionit vlerësues, punimet janë përcjellë me një varg defektesh teknike.

Si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve, para disa muajsh Komuna ia ka ndërprerë punimet operatorit ekonomik. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar Ramiz Qeriqi, ish-komandant i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, i cili ka kërkuar nga institucionet përkatëse t’i realizojnë punimet sipas kontratës së nënshkruar. Sipas tij, komisioni vlerësues ka gjetur një varg defektesh të cilat duhet të përmirësohen, shkruan sot Koha Ditore.