Policët e Malishevës dhurues të rregullt të gjakut

Policët e Malishevës dhurues të rregullt të gjakut

06 November 2019 12:28

Malishevë, 6 nëntor - Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në stacionin e Malishevës, po e vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut, për nevojat e spitaleve në vendin tonë. Edhe sot, zyrtarët policorë, por edhe qytetarë të tjerë, i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut, aksion i cili është duke u mbajtur në ambientet e stacionit policor nga ana e Entit të Transfuzionit të Gjakut.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka përgëzuar edhe profesionistët shëndetësorë të Entit të Transfuzionit të Gjakut, por edhe zyrtarët policorë në Malishevë, për gatishmërinë e tyre dhe gjestin human që po e bëjnë, pasi një dozë e gjakut mund të shpëtoj një jetë njeriu.

I pari që e filloi aksionin e dhënies vullnetare të gjakut, ishte komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e më pas edhe zyrtarët tjerë policorë dhe qytetarë të cilët ishin të njoftuar për aksionin.

Ky aksion i dhurimi vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe gjatë orëve të pasdites.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme