Arbëri

Një pjesë e planit rregullues urban të Gjilanit, peng i shpronësimit

Banorët të cilët kanë prona në afërsi të kazermës së Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), kanë kërkuar nga qeverisja komunale e Gjilanit implementimin e planit rregullues urban për këtë pjesë.

Ky plan është miratuar në vitin 2013 në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Mirëpo Komuna nuk do ta implementoje këtë plan, meqë ata nuk dëshirojnë t`i shpronësojnë mbi 12 hektarë tokë që parashihen për ndërtimin e rrugës. Ky shpronësim ka kosto të lartë për arkën komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Pronarët e tokave po akuzojnë pushtetin komunal se kanë ngecur në zhvillimin e qytetit, ngase në rast të implementimit të planit rregullues atëherë krijohet edhe një lagje e re e qytetit.

Përfaqësuesi i pronarëve të parcelave, Refik Hasani, ka thënë se Komuna me këtë zvarritje të procesit është duke prodhuar probleme për ta. Sipas tij, me peticion kanë kërkuar zgjidhje nga komuna.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)